Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Anton Berisha, ka ndërruar jetë më 2 janar, si pasojë e një sëmundjeje. Lajmi i hidhur u shpërnda nga familja e tij, e cila njoftoi për këtë humbje të rëndë në rrjetet sociale.
Homazhet do të mbahen më 3 janar, nga ora 09:00 deri në ora 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet më 3 janar, në orën 13:00, në varrezat katolike në Pejë. Një përkujtimore do të mbahet më 4 janar, në restorantin “Koha 3” në qendër të qytetit, nga ora 09:00 deri në ora 14:00.
Anton Berisha ka shërbyer edhe si ambasador i Kosovës në Slloveni.