Ka ndërruar jetë ditën e sotme, aktori Fitim Makashi.
Ai është edhe babai i këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Redon Makashi.
Fitim Makashi ka interpretuar në disa filma shqiptar.
Ai ka lindur në 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nisi studimet në Institutin e Arteve për aktor dhe ka mbaruar në vitin 1967, duke u emëruar pedagog.
Karrierën si aktor e filloi në vitin 1967 me filmin ‘Duheli i heshtur’ duke vazhduar me filma të tjerë si ‘Prita’ (1968), ‘Njësiti gueril’ (1969), ‘Ndërgjegjia’ (1972), ‘Rrugicat që kërkonin diell’ (1975), ‘Në fillim të verës’ (1975), ‘Ilegalët’ (1976), ‘Nga mesi i errësirës’ 1978, ‘Intendenti’ (1980), ‘Gjurmë në kaltërsi’ (1981), ‘Tre njerëz me guna’ (1985), ‘Shpella e pirateve’ (1991), ‘Vdekja e kalit’ (1992).
Djali i tij Redon Makashi është këngëtar i mirënjohur i muzikës së lehtë.







