Jennifer Lopez, 56 vjeçe, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave teksa është shfaqur rrezatuese në një dalje luksoze në Beverly Hills, e shoqëruar nga fëmija i saj adoleshent, Max, 17 vjeç.
Ylli botëror i muzikës dhe filmit u pa e veshur me një fustan saten me dekolte të theksuar, që theksonte linjat elegante dhe stilin e saj gjithmonë në formë. Lopez e kompletoi pamjen me aksesorë minimalistë dhe grim të lehtë, duke dëshmuar edhe një herë pse konsiderohet ikonë mode.
Në krah të saj ishte Max, i cili u shfaq i qetë dhe elegant, ndërsa dyshja dukej në humor të mirë gjatë mbrëmjes së tyre në një nga zonat më ekskluzive të Los Anxhelosit.
Fansat kanë reaguar pozitivisht në rrjete sociale, duke komplimentuar pamjen e këngëtares dhe marrëdhënien e ngushtë që ajo ruan me fëmijët e saj. Jennifer Lopez vazhdon të jetë aktive në projekte muzikore dhe filmike, ndërsa shpesh ndan momente familjare me ndjekësit e saj.







