Ballina Opinion Brekët e ulura të “burrave të dheut”: Përbindëshat nuk i krijoi Epstein

Brekët e ulura të “burrave të dheut”: Përbindëshat nuk i krijoi Epstein

19
0

Nga Adrian Thano

Burra shteti, princa, presidentë, financierë, strategë të “fatit të globit” dalin në dosjet Epstein njerëz me instikte të ulëta dhe vese banale.

Nuk është “skandal seksual”.

Nuk i krijoi ai pedofili miliarder përbindëshat. Ky i mblodhi dhe i vuri në një ambient ku nuk kishte kamera për lajmet në TV, nuk kishte opinion publik.

Aureola u ra poshtë bashkë me brekët.

Këtu qëndron e vërteta që duhet ta kuptojmë njëherë e mirë. Shoqëritë në masë kanë një prirje të rrezikshme. E adhurojnë pushtetin, famën. Ngatërrojnë autoritetin me virtytin, suksesi u duket automatikisht si moral.

Sigurisht më pas vjen zhgënjimi, por  vjen me vonesë me viktima të shumta e dëme të mëdha.

Ndaj rasti na mëson diçka që bën mirë ta kujtojmë shpesh. Nuk duhet t’i besojmë verbërisht askujt, thjesht sepse ka arritur majat.

Nuk ka “perëndi” pas gjithë atyre kostumeve të shtrenjtë, avionëve privatë, tryezave ku vendosen fatet e botës. Ka vetëm njerëz. Dhe me sa shihet, janë njerëz me vese.

Çmitizimi i tyre, çmitizimi i pushtetit është higjienë mendore. Një shoqëri që nuk adhuron, është më e vështirë për t’u mashtruar.