Ballina Kronika Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

242
0

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e kësaj të premteje në fshatin Gosë të Rrogozhinës.

Ai u vetëdorëzua të autoritetet policore, pasi këto të fundit kishin rrethuar zonën me qëllim kapjen e tij.

Kujtojmë se nga ngjarja mbetën të plagosur me armë zjarri burrë e grua, S. Disha dhe N. Disha. Fatmirësisht, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

E lënduar nga ngjarja mbeti edhe vajza e çiftit në fjalë.

Ndërkohë, sa i përket konfliktit, shkak për ngjarjen dyshohet se u bë qeni i familjes Disha.