Ballina Aktualitet FOTOLAJM/ Sako, e palagur, e paftohur, veshur si mos më mirë, por...

FOTOLAJM/ Sako, e palagur, e paftohur, veshur si mos më mirë, por e nxirë, e mpirë… nga dosjet e frikshme të përmbytjes që po paguan t’i fshehë drejtësia

82
0

Skandali i përmbytjeve në Durrës pak javë më parë, natyrisht është dështimi i një shteti që i duhet të mbrojë edhe qytetarët nga fatkeqësitë natyrore, po është edhe treguesi se si një kryebashkiake që një zot e di si është në atë pozicion pune, ka groposur miliona e miliona euro. Në një tentativë dalje për të treguar se është pranë qytetarve, ka shkuar si autori në vendin e krimit. Ka shkuar, se në fakt e kanë urdhëruar. U ka thënë atyre, jo për herë të parë se atë argjinaturën që ju bëra, vodha lekët. Ajo është për të luajtur fëmijët në stinën e verës. Në dimët do vij t’u takoj, për t’u premtuar ndihma (edhe këta deri tani jo vetëm nuk kanë shkuar, por edhe janë vjedhur). Ndërsa banorët përballeshin me ujin që vërshonte, të sëmurë, të lodhur, të pagjumë pse jo edhe të pangrënë, e nxirë dhe e miprë ishte Sako. Ata firma, ata mjete që kanë punuar në atë argjinaturë nuk kanë bërë pritë për të mbrojtur njerëzit nga vërshimet, ata kanë groposur fonde, përveç përqindjes së saj, që e ka siguruan në kushte ku ruhet paraja sidomos nga lagështia po edhe drejtësia kapur.

 

Prej kohësh në prokurori ka disa denoncime, madje edhe në SPAK, që lidhen me miliona euro që kanë shkaktuar përmbytjen dhe ku Emirjana Sako apo “Oni bashkisë” siç i thotë një pronar firme, përfitues, Mediat kanë bërë të ditur një tjetër hetim nga prokuroria që deri tani ka ngelur te dhënia lajmit që kanë nisur hetimet, po i ndërrojnë dosjet nëpër sirtare. Duke dëgjuar lajmin sot që nuk është i vetmi për babëzinë e saj, natën e përmbytjeve ndërsa jepte një deklaratë tha që Shijaku nuk është përmbytur se nuk ka rënë shumë shi. Ia njohim edhe debilët politik që e këshillojnë, se njëri thonë e ka mësuar notin në vaskën e tualetit, por jo deri këtu. Fshatrat nuk u përmbytën nga sasia reshjeve që ra. Ata i përmbyti Erzeni, që nuk sjell ujë kur bie shi në Shijak dhe këtë radhë munguan reshjet. Dikush duhet ti thotë kësaj “kryebashkiake” shumëdosjesh abuzimi që të mos lëshojë ndonjë broçkull në prokurori se Erzeni është lumi 103 km i gjatë që lidhet me përrenj që nga Librazhdi e Malësia Tiranës. Reshjet në Shijak, Ndroq, Sukth nuk e mbushin dot dhe nuk e nxjerrin nga shtrati. Ka një gjë të vërtetë në fakt në të gjithë këtë skandal që ka ndodhur ose varg skandalesh se Sako i ka bërë si salçiçe ato. Bashkia e Shijakut ka ndërtuar një argjinaturë se ka qenë shumë problem. Kjo është arsyeja që Shijaku evitoi një nga promblemet më të mëdha që kishte. Sipas dokumentit të prokurorisë, argjinatura në pjesën e Shijakut është bërë edhe me studim, edhe me leje ndërtimi dhe me një tender korrekt. Argjinatura e Sukthit apo më tutje sipas prokurorisë, është bërë pa studim, pa leje ndërtimi, me qoka firmash dhe kjo është arsyeja që në Sukth pati përmbytje dhe jo se në Shijak nuk ra shi (100 m ndajne dy bashkitë). Ndaj e pa lagur, e pa ftohur, e veshur firmato, është e nxirë, jo se lëshon broçkulla sa herë që flet, po se ajo e di mirë sa është investimi i vjedhur për ti përmbytur ata njerëz. Mjafton një prokuror të shohë facebook-un e saj zyrtar se çfarë ka botuar e të takojë banorët ku është bërë investimi i argjinaturës për të kuptuar vjedhjen, se përvec saj ka dhe barcoleta./ bulevard news