Tetë deputetë të Partisë Demokratike, mes tyre Jorida Tabaku, morën pjesë në një konferencë për sigurinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një tryezë nga Shqipëria foli kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.
Ndërsa në sallën kryesore zhvilloheshin diskutime serioze mbi sigurinë globale dhe rajonale, Tabaku zgjodhi një skenë më modeste: cepin e sallës. Prej andej, me kamerën e telefonit në dorë, ajo regjistroi një video selfie për rrjetet sociale, duke shpjeguar se në konferencë ishin evidentuar tri “shtylla strategjike”: siguria ekonomike, integrimi europian dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike.
Sipas zonjës Tabaku, këto nuk janë më thjesht politika zhvillimi, por elementë thelbësorë të sigurisë kombëtare veçanërisht për vende si Shqipëria.
Dhe për të thënë gjithë këtë gjetje të madhe Jorida Tabaku shkoi deri ne Amerikë. Dhe natyrshëm lind një pyetje e thjeshtë: ç’kuptim ka të shkosh deri në Amerikë për të bërë një video selfie dhe për të “raportuar” probleme që mund të thuheshin fare mirë nga zyra apo shtëpia në Tiranë?
Ndërsa konferenca ishte një forum serioz, me peshë institucionale dhe agjendë të rëndësishme roli i deputetes u duk më shumë si një performancë digjitale: më shumë prani në Instagram dhe Facebook sesa ndikim real në tryezë.
Kjo mënyrë e re e “diplomacisë me selfie” ngjan më shumë me një spektakël opozitar sesa me një mision politik. Dhe nuk ka si të mos të sjellë ndër mend vargun e njohur të këngës:
“Nënë Shqipëri mos ki frikë, se ke Joridën në Amerikë.”/vna







