Ballina Bota ​Shpërthen vullkani në Japoni, paralajmërohet rrezik nga gurët e mëdhenj

​Shpërthen vullkani në Japoni, paralajmërohet rrezik nga gurët e mëdhenj

54
0

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se një shpërthim vullkanik ndodhi sot në ishullin Suwanosejima në prefekturën Kagoshima në jugperëndim të vendit.

Transmetuesi publik japonez NHK raportoi se shpërthimi ndodhi rreth orës 0.22 të mëngjesit me orën lokale (15:22 GMT).

Asnjë dëm nuk u konfirmua nga shpërthimi, njoftoi NHK, duke cituar një stacion policor lokal në prefekturën Kagoshima.

Banorët në afërsi të vullkanit janë këshilluar të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre, tha agjencia.

Qeveria e ka ngritur nivelin e alarmit në shkallën tre nga pesë për zonën e Suwanosejima, që do të thotë se njerëzit nuk duhet t’i afrohen kraterit.

Ata paralajmërojnë se gurë të mëdhenj mund të hidhen në ajër në një rreze prej dy kilometrash nga krateri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu