Ballina Europë Në kërkim për vjedhje, fotoja e hajdutit me shumë tatuazhe bëhet virale...

Në kërkim për vjedhje, fotoja e hajdutit me shumë tatuazhe bëhet virale në rrjet

71
0

Policia qipriote ka publikuar ditën e sotme foton e një 40-vjeçari lituanez, i cili është në kërkim për vjedhje. Ky është Deivis Vaitkevicius, i cili në njoftim thuhet se ka një tatuazh në fytyrën e tij. Fotoja e tij ka bërë bujë në rrjet pasi nuk ka mundësi që dikush ta shohë dhe të mos e njohë apo të mos ketë vënë re tatuazhin e veçantë në fytyrën e tij.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Po publikohen fotografitë dhe detajet e një 40-vjeçari, i cili është në kërkim në lidhje me një rast të hetuar të thyerjes së shtëpisë gjatë natës dhe vjedhjeve të kryera më 13.02.2024, në provincën e Nikosias.”.

Bëhet fjalë për Deivis Vaitkevicius, i datëlindjes 14.07.1983, nga Lituania, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër arresti gjyqësor, me qëllim hetimin e rastit.