Ballina Europë ​”Heroi i Rusisë” i njohur për lidhjet e ngushta me mercenarët, kush...

​”Heroi i Rusisë” i njohur për lidhjet e ngushta me mercenarët, kush është gjenerali rus që u qëllua në Moskë?

12
0

Gjenerali i profilit të lartë në ushtrinë ruse, Vladimir Alekseyev është qëlluar disa herë dhe është plagosur në Moskë, ku si pasojë është hospitalizuar.

Për atentatin ndaj tij kanë shkruar mediat ndërkombëtare, ndërsa danas ka bërë një përmbledhje të profilit të Alleksejev, transmeton KosovaPress.

Kush është Vlladimir Alleksejev?

Aleksejev aktualisht mban detyrën e zëvendësadmiralit Igor Kostjukov, kreut të shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse, e njohur zyrtarisht si Drejtoria Kryesore e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë (GRU), dhe udhëheq delegacionin rus në negociatat e vazhdueshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan Kijev post. Alleksejev ka mbajtur detyrën e zëvendësit të parë të kreut të GRU që nga viti 2011.

I lindur në fshatin Kholodki në Rajonin Vinnytsia të Ukrainës, ai u diplomua në Shkollën e Komandës së Lartë Ajrore të Rjazanit dhe u ngjit në radhët e inteligjencës ushtarake ruse.

Ai ka qenë i përfshirë në planifikim ushtarak të nivelit të lartë për vite me radhë, duke përfshirë mbikëqyrjen e operacioneve në Siri. Ai u nderua me titullin “Hero i Rusisë”, një nga nderimet më të larta shtetërore në vend, në vitin 2017.

Alleksejev njihet për lidhjet e tij të ngushta me formacionet vullnetare dhe mercenare ruse, duke përfshirë njësitë që më vonë u konsoliduan nën Grupin Wagner.

Gjatë rebelimit të Wagner në qershor të vitit 2023, ai mori pjesë në negociata me themeluesin e grupit, Yevgeny Prigozhinin, së bashku me Zëvendës Ministrin e Mbrojtjes Ruse Junus-Bek Jevkurov.

Në atë kohë, Alleksejev dënoi publikisht rebelimin dhe u bëri thirrje luftëtarëve të Wagner të linin armët. Ai gjithashtu ndihmoi në krijimin e të ashtuquajturit Korpus Vullnetar të Rusisë, i cili përfshinte njësi paraushtarake si Reduta dhe Brigada Spanjolle, tashmë e shpërbërë, që përfshinte ish-huliganë futbolli.

Alleksejev është sanksionuar nga qeveritë perëndimore për vite me radhë. Shtetet e Bashkuara e sanksionuan atë në vitin 2016 për operacione kibernetike të lidhura me ndërhyrjen në zgjedhje, ndërsa Bashkimi Evropian e sanksionoi atë në vitin 2019 për helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Salisberi, në Britaninë e Madhe.

Agjencia e inteligjencës ushtarake të Ukrainës akuzoi Alleksejev për identifikimin e objektivave për sulmet raketore dhe ajrore ruse në Ukrainë dhe për ndihmën në legjitimimin e pushtimit të territoreve të pushtuara nga Moska përmes referendumeve të orkestruara.