Ballina Politika “Me urdhër të Ramës e Yuri Kim”/ Malltezi: SPAK ka hapur hetim...

“Me urdhër të Ramës e Yuri Kim”/ Malltezi: SPAK ka hapur hetim për financimi e “Rithemelimit”

31
0

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili sëbashku me vjehrin e tij janë të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash në gjuqi për çështjen “Klubi Partizani”, ka dalë këyë të premte në një konferencë për medirt, sëbashku me avokatët . Ai deklaroi se procesi i dosjes ‘Partizani’ ishte përpjekje për të goditur politikisht, Sali Berishën, Partinë Demokratike dhe opozitën dhe se ka një hetim për financimin e “Rithemelimit”, lëvizja e Berishës pas shpalljes non grata nga SHBA.

“Deputetja e PD-së Ledina Alolli, u thirr në SPAK për ish klubin Partizani, pra një ngjarje e ndodhur para 20 viteve, por u pyet nga prokurorët si janë paguar kapelet dhe bluzat në fushatën e 2023-shit”, tha Malltezi.

Malltezi denoncoi dhe si po të njëjtët prokurorë politikë ‘sipas urdhërit politik të Edi Ramës dhe të korruptuarës Yuri Kim’ hapen procedim penal edhe si PD-ja u riorganizua dhe u rithemelua në 2021-shin.

Skandali shkon më tej kur hetuesi i caktuar për cështjen është një “patronazhist i Partisë Socialiste”. Malltezi sjell si fakt foto ku Besmir Karanxha është në fushatë elektorale me ish-ministrin socialist, Ulsi Manja.

Pjesë nga fjala e Jamarbër Malltezit

Kinse hetimi është për ish-klubin Partizani, për ngjarje të para 20 viteve. Por ama kanë thërritur deputeten Ledina Alolli, për ta pyetur si ka paguar kapelet dhe bluzat në fushatën e 2023-shit. Pra qartazi është shenjëstruar Partia Demokratike dhe opozita. Për këto prokurorë politikë, Partia Demokratike është armiku i popullit dhe armiku i partisë. Dhe duhet luftuar me armët e plota që të munden. Kjo është është qesharake, absurde, të mendosh gjoja është hetimi për çështjen ë 200 e procedimin 287 të para 20 viteve, por pyetet për kapelet dhe bluzat e fushatës së 2023-shit. E bukura është që po të njëjtët prokurorë politikë kanë hapur çështje penale, sipas urdhërit politik të Edi Ramës dhe të korruptuarës  Yuri Kim’. Hapen procedim penal edhe si PD-ja u riorganizua dhe u rithemelua në 2021-shin.

Po kini parasysh që këtu Ledina Alollin po e pyesin për fushatën e 2023-shit. Pra, qartazi kanë shenjëstruar PD-në dhe po sulmojnë PD-në si armike politike dhe nuk po bëjnë ndjekje penale, por po bëjnë ndjekje politike nga prokurorë të cilët këto çështje, partitë politike opozitare i quajnë veprime që bien ndesh me moralin komunist. Urdhëro ku kemi hetuesin që kanë angazhuar ndaj Ledina Alollit.

Hetuesi është person i cili është patronazhist i PS-së, në fushatë elektorale me ish-ministrin Manja. Ky është hetuesi që angazhojnë për të luftuar politikisht PD-në. Pra qartazi nuk kemi të bëjmë me ndjekje politike, kemi të bëjmë me persekutim politik.