Ballina Politika Kaosi i pronave, a ka zgjidhje?/ Minxhozi: Investimet e mëdha nuk realizohen,...

Kaosi i pronave, a ka zgjidhje?/ Minxhozi: Investimet e mëdha nuk realizohen, nuk dihen pronarët

21
0

Në studion e emisionit “Real Story” në ABC News, u diskutua mbi kaosin e pronave në territorin shqiptar.

Analisti Skënder Minxhozi tha se kemi raste pafund në Shqipëri ku investimet e mëdha nuk realizohen për shkak se nuk dihen pronarët.

Në studio ishte i ftuar dhe analisti Artur Zheji, ku u ndal edhe të burgosja e Jorgo Goros, ku tha se futet në lojë një shtet i madh i NATO-s, që është Greqia.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Minxhozi: Shndërrimi i pronësisë, ndërtimet pa kriter për ato prona krijuan një situatë abuzive ku në fund nuk e gjeje se e kujt është toka.

Toka kthehej në një mish mash dhe kemi situata të pafundme në Shqipëri, ku nuk investohet dot.

Zheji: Në zonat ku ke probleme me shtetin është e nevojshme zbatimi i ligjit.

Minxhozi: Ke shkelje të së njëjtës nëtyrë në Velipojë. Abuzime ka plot, pafund.

Zheji: Ata që janë probarë të rinj të vitit 1946, në ato tituj pronësie që ishte për njerëzit hallexhinj, thonë ‘toka jonë e shenjtë’. Duhet hedhur dritë. Ndaj është delikate kjo, për dosjen e Gioros hyn ë lojë një shtet i madh, anëtar i NATO-s. Ndoshta do jetë momenti që do hapen letrat dhe të bëhen asetim i pronave.

Minxhozi: Zgjidhja e pronave në Himarë s’mund të jetë përveç respektimit të ligjit shqiptar. Në zona si Velipoja, Rana e Hedhun, ke pasur vrasje hakmarrje, ku për shkak të pronësisë, familje, fshatra janë atakuar me njëri-tjetrin ose me shtetin. Rigorozitetin respektimin e ligjit do i mbyllte gojën të tretëve.