Ballina Aktualitet “Sërish u ndjeva në hall”/ Situata nga reshjet, ironizon Hysaj: Durrësi “mbytet”...

“Sërish u ndjeva në hall”/ Situata nga reshjet, ironizon Hysaj: Durrësi “mbytet” me një pikë ujë

34
0

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas reshjeve të lehta të shiut ditën e sotme, duke ngritur shqetësimin për familjet që jetojnë me frikën e përmbytjeve.

Ajo theksoi se edhe reshjet minimale mjaftojnë për të vënë në hall shumë shtëpi, duke evidentuar dështimin e institucioneve për të garantuar siguri dhe zgjidhje afatgjata për qytetarët e Durrësit.

Reagimi i Jola Hysajt:

Ranë disa pika shiu aty, dhe unë sërish u ndjeva në hall.

Mendja më rri prapë aty… sa shtëpi do jenë sërish në hall.