Ballina Politika “Duan të bëjnë ligje me porosi për reformën në drejtësi”/Meta: I thoni...

“Duan të bëjnë ligje me porosi për reformën në drejtësi”/Meta: I thoni të lexojë Kushtetutën, se u bë gazi i botës

30
0

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do ndërmarrë nisma ligjore për të mbrojtur kabinetin e tij qeveritar dhe Presidentin Bajram Begaj ndaj masave të pezullimit nga ana e Prokurorisë së Posaçme, kjo si një kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi pezullimin  e Belinda Ballukut.

Një reagim lidhur me këtë çështje ka ardhur edhe nga presidenti Ilir Meta, i cili thotë se më herët kanë bërë ndërhyrje dhe ligje me porosi për të favorizuar biznesmenë të caktuar të lidhur ngushtë me kryeministrin Edi Rama.

Meta thekson se tashmë “po dëgjon për ligje me porosi për vetë Reformën në Drejtësi”, dhe se kanë për qëllim rrezikun potencial të pezullimit të Presidentit, por kjo sipas Metës është e pavërtetë.

Më tej ish-presidenti Meta ironizon duke thënë se, “të Lexojnë Kushtetutën se bënë gazi i botës”, ndërsa sqaron se Presidenti nuk pezullohet, vetëm nëse vendos të vetë-pezullojë veten.

Reagimi i plotë:

𝐓𝐚𝐧𝐢, 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐩𝐨𝐫𝐨𝐬𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐢 𝐑𝐞𝐟𝐨𝐫𝐦𝐞̈𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢

Kemi qenë dëshmitarë të ligjeve me porosi, të miratuara në shkelje të Kushtetutës, për të favorizuar biznesmenë të caktuar të lidhur ngushtë me Edi Ramën.

Jo vetëm, që i kemi denoncuar publikisht këto akte, por i kemi kallëzuar edhe në SPAK.

Por tani dëgjojmë se do të ketë ligje me porosi edhe mbi vetë Reformën në Drejtësi, ku “meraku” kryesor qenka rreziku potencial i pezullimit të Presidentit të Republikës.

I thoni të lexojë , se u bë gazi i botës.

Presidenti nuk pezullohet, vetëm nëse vendos të vetëpezullojë veten.