Ballina Bota E rëndë/ Qëllohen në kokë tre turistë, trupat gjenden të hedhura në...

E rëndë/ Qëllohen në kokë tre turistë, trupat gjenden të hedhura në pus

43
0

Tre turistë janë gjetur të vdekur në Meksikë, mes tyre dy vëllzër dhe shoku. Sipas raportimeve vëllezërit australianë Jake dhe Callum Robinson, 30 dhe 33 vjeç, dhe shoku i tyre amerikan Jack Carter Rhoad, 30 vjeç, u zhdukën më 27 prill ndërsa ishin në një udhëtim surfing në Ensenada. Gjithashtu kanë qenë të afërmit e tyre ate që kanë identifikuar trupat e të rinjëve.

Bëhet me dije se tre turistët janë qëlluar në kokë dhe më pas trupat janë hedhur në pus të thellë katër metra. Po ashtu shkaku i vrasjes dyshohet se ka qenë rezistenca e tyre në momentin që kanë tentuar t’i vjedhin makinën e tyre. Të rinjtë janë vrarë dhe më pas janë hedhur në pus 6 kilometra larg nga aty.

Aty pranë u gjetën tenda të braktisura, një kamionçinë të bardhë të djegur dhe një telefon i lidhur me surfistët e zhdukur. Gjithashtu dy burra dhe një grua janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në vrasjen e turistëve.