Ballina Politika ‘Rubio refuzoi ftesën 40 mijë euro për të shijuar opera’/ Ramçaj: E...

‘Rubio refuzoi ftesën 40 mijë euro për të shijuar opera’/ Ramçaj: E zëvendësoi Kontesha Elisa e Spiropalëve…

0
15

Drejtuesi i Lëvizjes Dhjetor ’90, Ajet Ramçaj ka ironizuar një zhvillim të fundit në Austri, ku ministrja e Jashtme austriake Beate Meinl-Reisinger, ftoi Spiropalin si “zëvendësuese”, pasi i ftuari i parë, Sekretari i Shtetit i SHBA, Marco Rubio, refuzoi ftesën për të shijuar momentin në Ballon e Operas së Vjenës.

‘Marko Rubio refuzon ftesën 40 mijë euroshe,  paguar nga taksapaguesit austriakë e afruar nga Ministria e Jashtme Austriake, për të shijuar opera, pasi i vjen zor e marre që të pranojë një luks të tillë. Rubion e zëvëndëson aristokratia, Kontesha Elisa e Spiropalëve,  lindur, rritur e graruar nën tingujt e Bethoven, Vivaldit, Verdit ecetra e cetera klasikëve të tjerë’, shkruan Ramçaj në Facebook.