Ballina Politika Taulanda Jupi me përfaqësueset e Westminster Foundation: Programi ynë “Shqipëria meriton më...

Taulanda Jupi me përfaqësueset e Westminster Foundation: Programi ynë “Shqipëria meriton më shumë”, alternativa e duhur për forcimin e garuas

24
0

Sekretarja për Gruan në Partinë Demokratike, demokratët euroatlantikë, Taulanda Jupi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Westminster Foundation for Democracy. Jupi i njohu me programet e zhvilluara në kuadër të Shkollës Politike “Sabiha Kasimati” dhe projektet e tjera që kanë në qendër forcimin e rolit ekonomik, shoqëror dhe politik të grave dhe vjazave shqiptare.

Postimi i Taulanda Jupit:

Kënaqësi të prisnim sot Znj. Ann Bartholomew dhe Znj. Anna Paterson, zyrtare të misionit të vlerësimit në Foreign, Commonwealth & Development Office, për Westminster Foundation for Democracy. I njohëm me projektet e zhvilluara në kuadër të Shkollës Politike “Sabiha Kasimati” dhe diskutuam për bashkëpunimet e ardhshme, me qëllim forcimin e rolit të gruas në dimensionin ekonomik, shoqëror dhe politik.
Ne i njohim mirë problemet dhe shqetësimet e grave. Ne mbështesim me vendosmëri ambiciet dhe potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, prandaj në programin tonë “Shqipëria merion më shumë”, kemi ofruar alternativën e duhur për forcimin e tyre profesional dhe ekonomik, për t’u sigurar grave dhe vajzave hapësirën dhe vëmendjen që ato meritojnë në çdo drejtim, duke u bërë zëri i tyre dhe përfaqësuesit e vullnetit të tyre për ndryshim.
Mirënjohje Westminster Foundation for Democracy për angazhimin dhe mbështetjen e tyre.
Bashkëpunimi i mëtejshëm me partnerët tanë është dhe do të mbetet një nga shtyllat mbi të cilat mbështetim vendimmarrjen dhe angazhimin tonë, për t’u dhënë grave dhe vajzave shqiptare të ardhmen që meritojnë.