Ballina Politika Inaugurimi i sistemit “One Stop Shop”/ Rama mbërrin në Qafë-Thanë, takohet me...

Inaugurimi i sistemit “One Stop Shop”/ Rama mbërrin në Qafë-Thanë, takohet me homologun maqedonas, Hristijan Mickoski

80
0

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku pritet të takohet me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski.

Në fokus të takimit do të jetë inaugurimi dhe promovimi i sistemit të integruar të kontrollit kufitar me një ndalesë “One Stop Shop”.

overlay-cleverSistemi i ri synon lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave të kontrollit kufitar mes dy vendeve, duke mundësuar kryerjen e kontrolleve në një ndalesë të vetme dhe reduktimin e kohës së pritjes për qytetarët dhe transportin e mallrave.