Banorët e zonës së amfiteatrit në Durrës preken nga i ashtuquajturi projekti TID – i cili synon rrjetëzimin urban të bulevardit Epidamn përmes një marrëveshje bashkëpunimi mes Fondit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Durrësit.
Një grup përfaqësuesish të banorëve të lagjes 1 në Durrës, banesat e të cilëve preken nga projekti TID janë në takim me kryeministrin Rama në ambientet e bashkisë së Durrësit. Ata kundërshtojnë çmimin ‘qesharak’ të kompensimit.
“Nëse ai vjen me mendimin se ky project do të vazhdojë ne sjemi dakord. Ne nuk jemi dakord as me kompensimin. Është qerashak. O do të plotësohet kërkesa jonë ose ne nuk heqim dorë nga protestat. Këtu apo tek kryeministria.
“Të më japë aq sa ka dalë. Të më japë 420 mijë euro, e iku unë, por sic thotë ajo 47 milionë nuk blen dot një garazh për makinë. Nëse nuk zgjidhet ne do të vijojmë deri në fund. Shtëpia është jeta. Nuk mund të shembësh për 2 stola dhe gurë. Ai nuk është projekt publik por vjedhje në mes të natës jo të ditës. Duan të vjedhim por jo shumë, se kanë frikë se i ngec mallkimi i shtëpisë tonë. Unë e kam bërë me gjak dhe me gjak do e mbrojmë.
Shkresën për të braktisur banesat do e cojmë në prokurori. IKMT që ka vënë firmën, ndërkohë që ne jemi ende me çertifikatë në hipotekë. Kjo është terror që bën bashkia por unë për shtëpinë time nuk kam frikë vdekjen. Këta duan të na terrorizojnë. Na kanë vënë gabim adresat. Ne e kemi çuar në prokurori atë që ka firmosur.”







