Ballina Kuriozitete 5 modelet e automjeteve më të shitura në histori

5 modelet e automjeteve më të shitura në histori

61
0

Sipas raportimeve të fundit nga„ Automagazin“, këto janë pesë modelet e makinave që kanë shënuar rekorde historike në shitje:

Toyota Corolla mban titullin e kampionit botëror me mbi 50 milionë njësi të shitura që nga viti 1966. Ky model japonez është shndërruar në sinonim të praktikës, qëndrueshmërisë dhe mirëmbajtjes së lehtë, duke mbetur zgjedhja preferuar për miliona shoferë globalisht.

Ford F-Series pozicionohet në vendin e dytë me mbi 40 milionë ekzemplarë. Ky model dominon tregun amerikan që nga viti 1948, ku seria “F-150” është kthyer në një simbol të stilit të jetesës në SHBA dhe një nga sukseset më të mëdha industriale në kategorinë e kamionetave dhe pikapëve.

Volkswagen Golf zë vendin e tretë me më shumë se 35 milionë njësi të shitura. I prezantuar në vitin 1974 si pasardhës i modelit “Beetle”, ky automjet gjerman vendosi standardet në klasën kompakte evropiane përmes përmirësimeve të vazhdueshme teknologjike dhe diversitetit të versioneve të tij.

Volkswagen Beetle renditet në vendin e katërt si një ikonë e padiskutueshme e industrisë. Nga viti 1938 deri në fund të prodhimit në 2003, u prodhuan 21.5 milionë ekzemplarë. Teknologjia e thjeshtë dhe forma e saj unike e bënë “Breshkën” një makinë kulti që gëzon simpati të gjerë edhe sot ndër adhuruesit e mjeteve klasike.

Honda Civic përmbyll pesëshen e parë me mbi 24 milionë shitje që nga viti 1972. E njohur si ekonomike dhe e besueshme, kjo makinë japoneze ofrohet në variante të shumta, nga modelet urbane deri te versionet sportive “Type R”, duke u konfirmuar si një nga klasikët modernë të industrisë automobilistike.