Ballina Kronika Të shtëna me armë zjarri në Tropojë, qëllohet drejt karburantit, dyshohet se…

Të shtëna me armë zjarri në Tropojë, qëllohet drejt karburantit, dyshohet se…

209
0

Në Fierzë, në drejtim të pikës së një karburanti dhe ambientit ndihmës, në pronësi të një 43-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit.