Ballina Politika Protesta e 28 shkurtit/Nuk do të jetë si ato që keni parë,...

Protesta e 28 shkurtit/Nuk do të jetë si ato që keni parë, kryengritja kalon në…

58
0

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se protesta e 28 shkurtit do të jetë me e fuqishmja që ka njohur ndonjëherë vendi.

Megjithatë nuk dha shumë detaje, duke thënë se të gjithë do të informohen në përputhje aksionet dhe veprimtarinë e protestës.

“Do të jetë një revoltë, një kryengritje do të thosha me e fuqishmja që ka njohur vendi. Nuk do të jetë e llojit të atyre që keni parë. Tani kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve dhe veprimtarisë së saj. Për të gjitha do të informoheni në përputhje me vendimet që do merret. Por e shtuna është e dita e triumfit të opozitës e triumfit të shqiptarëve mbi hajdutët”, tha ai.