Ballina Politika Ja pse është tërbuar Edi Rama me Gjermaninë/ Sot sytë janë sërish...

Ja pse është tërbuar Edi Rama me Gjermaninë/ Sot sytë janë sërish nga Brukseli

70
0

Edi Rama nuk guxoi dje të deklaronte nëse do të votohet për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut apo jo.

Duke u fshehur pas një qëndrimi idiot se do të presë raportin e Ulsi Manjës për këtë çështje, Rama në fakt po përgatiste për ndërkombëtarët një lëshim.

Pasdite vonë bëri të ditur se do kryejë ndryshime të thella në kabinetin qeveritar.

Por ndërsa bënte këtë lajmërim, ai sulmoi ashpër Gjermaninë se po e pengon integrimin e vendit.

“Po shfrytëzojnë dobësitë tona për të na penguar,” tha Rama ndër të tjera.

Disa zëra thonë se edhe Spiropali mund të jetë sakrifikuar pasi nuk e pengoi dot vrullin e Berlinit, i cili është i vendosur për të mos lejuar asnjë tolerim për Ramën.

Por ndërsa ndryshimet në qeveri shihen si një joshje për Brukselin për të mos kërkuar edhe heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, Gjermania është e vendosur në qëndrimin e saj.

Ata kërkojnë heqjen e imunitetit për Ballukun dhe mospengimin e drejtësisë në asnjë mënyrë.

Sot në Bruksel mbahet mbledhja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE dhe në fokus pritet të jetë edhe Shqipëria.

Ndërsa disa vende mund të jenë zbutur në qëndrimin e tyre, kjo gjë nuk ka ndodhur me Berlinin.

Për shkak të dosjeve të shumta të grumbulluara në Berlin për aferat e Edi Ramës, qëndrimi i tyre do të vijojë të mbetet i ashpër.

Ndërsa sytë sot do jenë nga Brukseli, Edi Rama do vazhdojë të bëhet mburojë e Belinda Ballukut, duke mbrojtur indirekt veten e tij.