Ballina Politika “Të bëhet e penduar e drejtësisë”/ Berisha akuza të ashpra: Balluku të...

“Të bëhet e penduar e drejtësisë”/ Berisha akuza të ashpra: Balluku të japë dorëheqjen

286
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Belinda Balluku duhet të japë dorëheqjen dhe të bëhet e penduar e drejtësisë.

Në fjalën e tij në takimin me krerët e degëve, kryeopozitari teksa iu referua dosjes së Belinda Ballukut dhe bisedave me vartësin e saj Evis Berberi, u shpreh se paratë e qytetarëve shqiptarë menaxhohen me mesazhe dhe skutave.

Ai tha gjithashtu se tuneli i Llogarasë ka një cilësi katastrofale, pasi është i pakolauduar, ndërsa theksoi se mungojnë edhe dy ura me vlerë 20 mln euro.

Berisha: Qindra miliona taksa të qytetarëve shqiptarë të menaxhohen me sms, të menaxhohen shkallëve, të menaxhohen skutave, sikur ky shtet nuk ka asnjë ligj dhe rregull, sikur është pronë e Lubisë dhe Edi Ramës që mund të bëjnë ctë duan. Për të vjedhur të paktën 100 mln euro në tunelin e Llogarasë anuluan tenderin me ofertë 130 mln.

Tani ai shkon në 230 milionë. Kanë ngrënë urat, 20 milionë dy ura, nuk ekzistojnë. Tuneli është katasfrofal në cilësi, është i pa kolauduar. Nuk ka asnjë garanci. Ky është tuneli i tyre, në vend që të japë dorëheqjen dhe të bëhet e penduar dhe ti thotë drejtësisë se çdo gjë e kam bërë me urdhër të Edi Ramës, e kërcënon dhe ai detyrohet ta mbajë në krah.