Ballina Sport Orges Shehi rikthehet me zhgënjim të madh te Tirana

Orges Shehi rikthehet me zhgënjim të madh te Tirana

74
0

Rikthim i hidhur për Orges Shehin te Tirana. Trajneri durrsak regjistroi mbrëmjen e sotme një humbje zhgënjyese, teksa u mposht me rezultatin 3 me 1 nga Vllaznia e Edi Martinit.

Shehi nuk ishte mposhtur në asnjë nga ndeshjet debutuese me skuadrat që ai ka drejtuar teksa kjo ishte e para për të. Karrierën si trajner durrsaku e ka nisur te Skënderbeu, ku në debutim mposhti Laçin 3:2.

Për të vijuar më pas karrierën te Kukësi ku në ndeshjen e parë te verilindorët barazoi pa gola ndaj Vllaznisë. Për të vijuar më pas te Tirana, ku në duelin e parë në vitin e lavdishëm me bardheblutë, mposhti Apoloninë me rezultatin 1-0.

Debutim me fitore edhe në stolin e Partizanit, kur triumfoi 1 me 0 ndaj Teutës.

Ndërkohë për sa i përket aventurës në Kosovë te Ballkani, Shehi, debutimin e bëri ndaj Ferizajt, ku skuadra e tij barazoi në transfertë ndaj Ferizaj, ndërkohë që ditën e sotme, “tabuja” e pathyeshmërisë në debutim u thye, ku në ndeshjen e parë pas rikthimit te Tirana, u mposht nga Vllaznia me shifrat 3 me 1.