Ballina Politika Tritan Shehu: Vulën e morëm, tani beteja e rradhës e PD-së të...

Tritan Shehu: Vulën e morëm, tani beteja e rradhës e PD-së të lirojmë Berishën

26
0

Gjykata e Apelit vendosi këtë të martë kalimin e vulës së PD-së Sali Berishës i cili mban statusin e të burgosurit politik.

Menjëherë pas dhënies së vendimit ka reaguar deputeti demokrat Tritan Shehu.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” Shehu ka theksuar se beteja e rradhës është lirimi i Sali Berishës nga arresti shtëpiak.

Postimi i plotë i Shehut:

Nje beteje e fituar perballe rregjimit! Nje rrugetim, qe filloi me 9 Shtator 2021 ne darke e u kthye me “shperthim” ne ate Stadium me demokrate.

Nje beteje qe ka etapen e radhes lirimin e te burgosurit politik, Sali Berisha.E me tej rrezimin e rregjimit narko-trafikant e vendosjen e vlerave, demokracise, Europeizmit.

Urimet me te mira, te gjithe mbeshtetjen, liderit tone Sali Berisha. Urime te gjithe demokrateve.