Ballina Politika Apeli i ktheu vulën Berishës, Burimi: U shpërblye e drejta reale para...

Apeli i ktheu vulën Berishës, Burimi: U shpërblye e drejta reale para asaj juridike. Ja kush është “joker-i” që zëvendëson Ramën në sy të Perëndimit

34
0

Analisti Genc Burimi, në një lidhje në skype në rubrikën “Opinion’ në News24, e ka quajtur vendimin e marrë sot nga Gjykata e Apelit për t’i dhënë vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha, një vendim i duhur pasi sipas tij u shpërblye e drejta reale para asaj juridike.

Burimi shtoi se faktor kyç ka qenë bashkimi i Gazment Bardhit në grupin e Berishës, duke e quajtur atë edhe një person që mund të zëvendësojë Ramën në sy të perëndimorëve.

“Sot u shpërblye e drejta reale para asaj juridike.U kthye malli te i zoti, referuar numrin e mbështetësve që ka Berisha. Ndikim të madh kishte edhe kalimi i Bardhit në grupin e Berishës. Bardhi kishte avantazhin e Bashës dhe kthen një numër mbështetësish. Ishte Joker që zëvendëson Ramën në sy të perëndimorëve”, tha ai.