Ballina Kronika Përplasen dy automjete në Dibër, transportohen me urgjencë drejt spitalit shoferët

Përplasen dy automjete në Dibër, transportohen me urgjencë drejt spitalit shoferët

0
31

Përplasen dy automjete në Dibër. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Sllovë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë janë dëmtuar shoferët e makinave dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/informacion paraprak

Rreth orës 13.45, në fshatin Sllovë, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit E.L., dhe E.B.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.