Ballina Sport Moggi: Po të isha unë te Juventus, do të riktheja si trajner...

Moggi: Po të isha unë te Juventus, do të riktheja si trajner Thiago Mottan

36
0

Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, në një intervistë të fundit për “Netweek”, ka surprizuar jo pak, duke u shprehur se po të ishte ai në vendin e drejtuesve të tanishëm të klubit bardhezi, do të rikthente si trajner Thiago Motta-n.

“Do të qeshni, por po të isha unë te Juventusi tani, do ta ktheja Thiago Motta në vend të Luciano Spallettit.

Gjatë karrierës sime, kam pasur përvoja të ndryshme që më kanë bërë të kuptoj se një trajner që rikthehet, shpesh herë arrin rezultate më të mira se më parë, sepse lojtarët detyrohen të përballen me përgjegjësitë e tyre,” tha Moggi.

Kujtojmë se Motta u shkarkua nga Juventus në mars të vitit 2025, për shkak të rezultateve të dobëta dhe që nga atëherë nuk ka pranuar të rikthehet në stol, edhe pse ka pasur vazhdimisht oferta nga klube të ndryshme.