Menjëherë pasi mori “Topin e Artë” në Londër të hënën, Harry Kane konfirmoi se nuk është i përqendruar te thyerja e rekordit të Alan Shearer. (Shearer është golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League em 260 gola, Kane renditet i dyti me 213 gola)
Kane mbetet i vendosur të luajë në nivelin më të lartë edhe në fund të të 30-ave, duke synuar trofe të rëndësishëm si në nivel klubesh, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
“Jo për momentin nuk e mendoj rikthimin në Angli. Më pëlqen shumë jeta në Mynih.
Bayern është një klub vërtet i madh. Kemi një skuadër të jashtëzakonshme dhe një trajner të shkëlqyer.
Pra, po, për momentin aty është përqendrimi im. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe fakti që fitoj çmime të tilla, tregon qartë pse e mora vendimin për t’u transferuar atje”, tha Kane.
Kapiteni i Anglisë theksoi se fitimi i një trofeu të madh ndërkombëtar mbetet objektivi i tij kryesor, krahas suksesit në Evropë.
“Gjithmonë ka ambicie, gjithmonë ka ëndrra për arritje të reja dhe gjëra të reja.
Kam ende shumë për të arritur në këtë sport, në nivel klubesh, si dhe fitimin e një trofeu të madh me Anglinë; ky është padyshim prioriteti im numër një”, shtoi Kane.







