Ndërron jetë taliani që drejtoi edhe Interin me Juventusin.
Bota e futbollit italian është në zi, ish-futbollisti dhe ish-trajneri Rino Markezi ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeç (ai do të mbushte 89 vjeç në qershor).
Ai debutoi si lojtar me Fiorentinën më 25 shtator 1960 dhe qëndroi në Firence deri në vitin 1966, duke fituar dy Kupa të Italisë, një Kupë Mitropa dhe Kupën e Fituesve të Kupave 1960-61, atë që përfshiu finalen me dy ndeshje kundër Rejnxhërs.
Si trajner, ai drejtoi disa ekipe të rëndësishme si Napoli (ishte i pari në Itali që trajnoi Diego Armando Maradona), Interi dhe Juventusi, kur drejtoi edhe Mishel Platininë.







