Ballina Sport Haaland kundër legjendës së Manchester Utd

Haaland kundër legjendës së Manchester Utd

17
0

Roy Keane, ish-mesfushori i Manchester United dhe sot opinionist televiziv, kishte kritikuar Erling Haaland duke e përkufizuar si një lojtar të kategorisë së katërt.

Sulmuesi norvegjez, që në javën e fundit të Premier League ka realizuar katër gola kundër Wolves, ka vendosur të mbrohet.

Në fakt, pas ndeshjes kundër Wolves, ish-ylli i Borussia Dortmund i ka komentuar kështu fjalët e Keane:

“Nuk më intereson për atë njeri”.

Një përgjigje e shkurtër dhe qartë për të shprehur ndjenjat e tij kundrejt legjendës së Djajve të Kuq, që ndër të tjera ka dëmtuar babanë e sulmuesit Alf-Inge me një ndërhyrje horror në 2001-shit, duke e detyruar të tërhiqet nga futbolli.