Ballina Politika Këlliçi: Niko, s’paske ndryshuar! Largimi i ministres së Jashtme nga klubi i...

Këlliçi: Niko, s’paske ndryshuar! Largimi i ministres së Jashtme nga klubi i anglishtfolësve… Ndërhyn Spiropali: Për një gjë më vjen keq, largimin tim e paralajmëroi Berisha!

73
0

Kanë vijuar replikat në Kuvend, këtë herë mes Belind Këlliçit, Niko Peleshit dhe ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali.

Belind Këlliçi: Mendova se kishe reflektuar dhe i kishe marrë parasysh shqetësimet e partnerëve, edhe takimet që ke bërë se je ndër të paktët politikanë që je pritur edhe në SHBA. Por, largimi
i ministres së Jashtme si pjesë e klubit të anglishtfolësve në PS, të ka detyruar të radikalizohesh nga ndonjë merak i brenddshëm që mund të kesh. Ma ler fjalën se kam 3 muaj
që nuk jam në Parlament.

E tentove të na hiqje fjalën. Se kuptoj këtë qasje tënden. Kjo shkon dhe me projektin e PS për të hequr fjalën dhe përgjysmuar fjalën e opozitës. Paskeni përjashtuar 20 ditë Shehajn, kur s’ka bërë gjë. Niko mos u bëni mburojë e korrupsionit. Kërkova të zbatohej kërkesa për masën ndaj Ballukut. Këtë kërkon Brukseli dhe ndërkombëtarët. Është absurde që t’i ndalosh replikën opozitës. Ia mbaruat dhe fjalën dhe ndërhytë te fjala e Zhupës. Unë prej 3 muajsh nuk kam qenë në seancë, është e turpshme drejtimi i kësaj seance. Çohet kryetari i grupit të PS fyen kryetarin e grupit të PD dhe i tërhiqet vëmendja bardhit. Të futemi në normalitet në këtë seancë. Lërini konfliktet. Qëndroni në lartësinë e detyrës suaj.

Elisa Spiropali: Nuk flas vetëm anglisht, flas dhe gjuhë të tjera. Më mirë se shqipen s’flas asnjë gjuhë tjetër mirë. Flas mirë, troç. Çdo detyrë në Kuvenduni e Shqipërisë është nder. Jam e qartë, e qetë. E vetmja gjë që më vjen keq, se largimin e paralajmëroi Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur se i doli fjala, dhe asgjë tjetër.