Ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli foli në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn lidhur me vendimim e Gjykatës së Apelit ditën e sotme për tia kaluar vulën e PD-së, grupimit të RIthemelimit të drejtuar nga Sali Berisha.
‘Nuk e kam kurrë debatin e vulës si debat politik e kam parë si truk për të inspiruar mbështetës. Berisha duke luajtur me padrejtësinë e numrave, nga ana tjetër që Basha duke thënë se janë ndërkombëtarët që do na sigurojnë vulën. I krijojnë këto mite për mbështetje. Zoti Basha nuk më duket se ka formimin e atij që krijon mitin për situata të tilla. Gjë e mirë që u mor ky vendim. E rëndë nëse mbetet sërish varur nga aspektet ligjore. Zoti Basha ka deklaruar që e njeh vendimin. Nuk jam njohës i këtij momenti ligjor. Kam qëndruar larg, pasi e kam përçmuar si debat. Është përdorur nga secili. Nuk e shoh politikën si çështje vulash dhe logosh. E kishte Basha vulën në zgjedhjet e 14 majit. Do shpiken mite të reja’, u shpreh Kadilli.
Kadilli tha se Basha nuk duhet ta vijojë betejën në Gjykatën e Lartë, pasi kjo agoni duhet të marrë fund.