Mbledhja e së enjtes e kryeministrit Rama me ekipin drejtues, drejtoritë kryesore të bashkisë dhe kryetarët e njësive administrative të Tiranës është anuluar për çështje të ndryshimit të axhendës.
Mungesa e Erion Veliajt në drejtimin e bashkisë ka bërë që kryeministri Edi Rama t’i rikthehet vëmendjes së shtuar ndaj punëve të kryeqytetit.
Të mërkurën, ai zhvilloi një takim me deputetët e qarkut të Tiranës, kryetarët e njësive të PS-së në kryeqytet dhe një pjesë të drejtuesve të bashkisë për të bashkërenduar punën dhe për të dalë në terren.







