Ballina Politika Gjithë familja e Ramës në SHBA, nga Linda, Zaho, Gregu deri te...

Gjithë familja e Ramës në SHBA, nga Linda, Zaho, Gregu deri te Olsi Rama, ç’po ndodh me familjen kryeministrore

548
0

Familja e kryeministrit Edi Rama ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Informacionin e ka zbuluar gazetari Robert Papa. Ai shprehet se udhëtimi i tyre vjen në një moment kur kryeministri po përballet me presion nga SPAK dhe faktorët ndërkombëtarë. Sipas Papës, arsyet e udhëtimit të familjarëve mund të jenë shëndetësore ose lidhur me menaxhimin e bizneseve dhe pasurive të tyre.

“Rama është në panik dhe është në trysni të madhe. Përse nuk ka ardhur në Manhattan? Sepse thuajse gjithë familja e tij ka zbarkuar në Manhatan. Janë parë nga shqiptarët, bashkëshortja e tij me problematikë të madhe me pastrim parash, vëllai i tij dhe djali i madh. Arsyet që familjarët e tij janë këtu mund të jenë arsye shëndetësore, çka e vë në pozitë të vështirë sepse në çdo vend të botës familja kryeministrore duhet të ketë besim te shëndetësia e vendit të vet, ose vijnë për bizneset që i kontrollojnë çdo herë në vit, fitimet e tyre.

Fakti që priten, udhëtojnë, strehohen tek ata që i kanë sponsorizuar politikisht tregon që dëshira për të pastruar dhe për të mbajtur kontroll të milionave, largqoftë miliardave të Ballukut edhe në SHBA, sepse dihet, në radarët e agjencive amerikane prej kohësh këta emra, Balluku, Linda e Surrelit, familjarë të Ramës, kanë lënë gjurmë. Ndërkohë beteja e tij duket sikur është beteja e jetës; ka filluar një përplasje të madhe me SPAK-un, duke bërë një autogol sepse SPAK kontrollohet nga amerikanët.

Ky është fakt. Shqiptarët shpresojnë që ndaj Ramës të ngrihen akuza sepse ai është kreu i grupit si grup i strukturuar kriminal. Natyrisht që përmes familjarëve të tij kërkon që të ringjallë dhe të mbajë lidhjet e vjetra me klanin e Sorosit dhe t’i joshë fëmijët e llastuar të presidentit me projekte më të mëdha miliarda dollarësh. Por duket që nga Sazani arabët janë zbrapsur bashkë me Kushner. Nuk ka shans, sidomos tani mbas asaj që po ndodh në luftën në Iran”, u shpreh gazetari Robert Papa nga SHBA.

Çfarë po ndodh me Ramën?
Edi Rama është në panik situatës kolapsuese që ka rënë mazhoranca shqiptare. Në takimet e fundit me vartësit e tij, ai ka pasur si shqetësim kryesor imunitetin e Ballukut dhe ka kërkuar impenjim maksimal për të mos ta dorëzuar dhe mbrojtje të fortë për ish ministren e tij kamikaze. Një pikë tjetër shqetësuese ishte lufta në Iran dhe roli i SHBA në këtë luftë të cilët i ka konsideruar të çmendur që po fusin botën në flakë dhe do të shkaktojnë krizë të madhe globale.

Ai ka kërkuar që të bëhen gati për një krizë të fortë dhe të fillojnë të propagandojnë situatën e re që do na shkaktojë kaos. Kryeministri shqiptar i mësuar ta ndihmojë fati si në rastet e tërmeteve, pandemisë apo dhe luftës në Ukrainë, po pret me sytë nga qielli që ta kalojë rrëzimin e qeverisë së tij me një pseudo krizë të re. Dhe sipas Ramës janë amerikanët fajtorët e kësaj lufte. Kujtojmë se Edi Rama bëri të gjitha tentativat që të ishte protagonist në Bordin e Paqes. Mirëpo, përveç 40 sekondave të bisedës që Rama pati me Trump, nuk ka pasur asgjë tjetër. Pas këtij takimi, Rama nuk është pritur nga zyrtarë të lartë të Uashingtonit. I vetmi sukses i tij ishte një takim në Këshillin e Atlantikut, takim pa ndonjë vlerë.

“Në tryezën e Atlantic Council, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në SHBA, ku pati një interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj të ri ndërkombëtar dhe pikëpamjet tona mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura, si edhe rrugën e zgjerimit të Bashkimit Europian”, shprehej Rama. Që kur Trump mori pushtetin, Rama është bojkotuar nga zyrtarët amerikanë. Suksesi i vetëm i tij ishte ftesa në Bordin e Paqes, por edhe kjo ftesë dyshohet se ka shumë kosto të tjera që nuk dihen. Ndërkohë, duket se bojkoti i takimeve vijon, pasi deri më tani Rama nuk ka pasur asnjë takim të nivelit të lartë./sot