Ballina Kronika DURRES/ Policia arrestime dhe procedim për vepra penale nga dhuna familje, kanosja,...

DURRES/ Policia arrestime dhe procedim për vepra penale nga dhuna familje, kanosja, euro false, konflikt pronësie, drejtim automjeti gjendje dehur

201
0

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. H., 32 vjeç, banues në Sukth, pasi gjatë kontrollit në automjet, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka paguar furnizimin e automjetit me karburant, me kartëmonedhë 50 euro të dyshuar false.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Vllazërimi”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me një bordurë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. L., 31 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, shtetasi E. L., se ajo është larguar nga Shqipëria, bashkë me 4 fëmijët e tyre të mitur;
-M. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin G. K..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-H. Gj., 69 vjeç, banues në Itali, pasi ka kallëzuar shtetasi F. Gj., se në tokën që e ka me certifikatë pronësie, vëllai i tij ka mbjellë bimë, sepse pretendon se toka është pronë e tij.
-L. C., 29 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Dje, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Durrës”, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin A. M., dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike. Nga zjarri pati vetëm dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.