Ballina Ekonomia BSH, për kreditimin janar-tetor: Bizneset 218 miliardë lekë, ndërtimi 39.5 miliardë, ndërsa...

BSH, për kreditimin janar-tetor: Bizneset 218 miliardë lekë, ndërtimi 39.5 miliardë, ndërsa pasuritë…

19
0

Kredia për ekonominë gjatë vitit 2024 rezultoi me rritje sipas raporteve të Bankës së Shqipërisë.

Nga Janari në Tetor të këtij viti, sipas këtij institucioni, bizneset, sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, si dhe ndërtimi iu drejtuan me shpesh bankave për kreditim.

Shifrat zyrtare tregojnë se kredia e dhënë për bizneset përgjatë dhjetë muajve të 2024 ishte mbi 218 miliardë Lekë, duke pësuar rritje me 56.4 miliardë Lekë apo 564 milionë Euro.

Edhe sektori i ndërtimit gjatë këtij viti arriti vlerat e 39.5 miliardë Lekëve përgjatë 10 muajve të këtij viti ose me rritje prej mbi 9.2 miliardë Lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kur bëhet fjalë për këtë sektor, zgjerimi më i madh i ndërtimeve vihet re në Tiranë, aty ku dhe niveli i kreditimit mbetet më i lartë.

Kredia e re për individët shënoi vlerën e 8,4 miliardë Lekëve gjatë muajit Tetor.

Krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë kredia për këtë kategori u rrit me 14,4% sipas Bankës së Shqipërisë.

Peshën kryesore për këtë portofol kredie e zë ajo për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Banka e Shqipërisë nënvizon se ky sektor gjatë këtij viti ka marrë 6 miliardë Lekë kredi.