Ballina Kronika Ra nga kati i tretë i pallatit teksa punonte, 30 -vjeçari ndërron...

Ra nga kati i tretë i pallatit teksa punonte, 30 -vjeçari ndërron jetë në spital pas 9 ditësh

19
0

Ka ndërruar jetë në spital 30-vjeçari Arbër Shakaj, i cili ra nga një pallat në ndërtim në Vlorë.

Sipas policisë, 30-vjeçari ka rënë nga kati i tretë i pallatit teksa ishte duke punuar më 20 nëntor.

“Rreth orës 11:00, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i objektit, shtetasi A. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Sherishtë. 30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, thuhej në njoftimin e policisë më 20 nëntor.