Ballina Kronika Akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit, Gjykata Penale...

Akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit, Gjykata Penale shpall të pafajshëm Erzen Breçanin

19
0

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Erzen Breçanin, i cili ishte i dyshuar për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.

Çështja ndaj Breçanit kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës pasi Gjykata e Posaçme (GJKKO) shpalli moskompetencën për gjykimin e saj. Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit akuzohej për pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim dhe përkrahje të autorit të krimit, akuza të cilat ai i ka kundërshtuar.

Me vendimin e pafajësisë, Gjykata Penale e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin e çështjes ndaj tij.