Ballina Politika PD denoncon tenderin 9 milionë euro në RTSH: 6700 euro në ditë...

PD denoncon tenderin 9 milionë euro në RTSH: 6700 euro në ditë për mirëmbajtjen e rrjetit DVB-T2! Të hetohet

44
0

Partia Demokratike denoncoi sot tenderin me objekt: ‘Blerje shërbimi i mirëmbajtjes për Rrjetin e Shpërndarjes DVB-T2’ për 48 muaj, me fond limit rreth 9 milion euro, të Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH-së.

Për këtë kontratë 48-mujore, RTSH-së ka shpallur fitues një bashkim operatorësh i cili jo vetëm që nuk paraqiti ofertën më të ulët, por çmimi i ofruar prej tij ishte 99% e vlerës limit.

“Sipas rezultatit të këtij tenderi, shqiptarët do të paguajnë 4 vite rresht , rreth 6700 euro çdo ditë për shërbimin e mirëmbajtjes për Rrjetin e Shpërndarjes DVB-T2′ denoncoi zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli.

Jo vetëm kaq. Bashkimi i operatorëve i shpallur fitues nuk plotësonte kriteret teknike, rrjedhimisht në vend të shpallej fitues duhej të ishte skualifikuar dhe tenderi të anulohej.  Prandaj PD kërkon hetim të tenderit.

‘Kontraktor i disa kontratave me Drejtorinë e Përgjithshme të RTSH, njëri nga pronarët pjesë e bashkimit të operatorëve shpallur fitues është lakuar shpesh si një ‘klient’ i përhershëm i tenderave të majmë, njëkohësisht jo i panjohur për telashe me ligjin, me masa arresti etj. 

Në vitin e largët 2013 Partia Demokratike ka akuzuar ministren e mbrojtjes të kohës për aferën e fikjes së radarëve, dhe kompania që disponohet nga i njëjti person në cilësinë e kontraktorit, ka qenë pjesë e polemikave me kontratën përkatëse.

Paratë e RTSH-së janë më së shumti para publike, ndaj Partia Demokratike kërkon të merren parasysh shqetësimet e ngritura nga qytetarët, të kryhet hetim për mënyrën si menaxhohen paratë publikë pranë këtij institucioni, të ketë transparencë dhe penalitete ligjore në rast  shkeljesh”  denoncoii Vangjeli. 

Në garën për tenderin e Radiotelevizionit Shqiptar për mirëmbajtjen e rrjetit kombëtar të transmetimit DVB-T2 morën pjesë tre bashkime operatorësh, por dy prej tyre u skualifikuan dhe në fund mbeti vetëm bashkimi “IDEA-TEL” dhe “REAL COM”, i cili u shpall fitues me një ofertë sa 99.1% e fondit limit. Ndërkohë, oferta e bashkimit “R&T” dhe “TBS 96”, rreth 1.2 milionë euro më e ulët, u skualifikua.

Njoftimi i PD-se

Edhe pse në kulmin e protestave, Partia Demokratike do të përcjellë shqetësimet e qytetarit që lidhen me deklarime për keqmenaxhim të fondeve publike, shpenzimet dhe tenderat e zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të RTSH.

Ndër procedurat e prokurimit është veçuar tenderi me objekt: ‘Blerje shërbimi i mirëmbajtjes për Rrjetin e Shpërndarjes DVB-T2’ për 48 muaj, me fond limit rreth 9 milion euro. (906,933,333 lek)

Image

Për këtë kontratë 48-mujore, RTSH-së ka shpallur fitues një bashkim operatorësh i cili jo vetëm që nuk paraqiti ofertën më të ulët, por çmimi i ofruar prej tij ishte 99% e vlerës limit.

Image

Sipas rezultatit të këtij tenderi, shqiptarët do të paguajnë 4 vite rresht , rreth 6700 euro çdo ditë për shërbimin e mirëmbajtjes për Rrjetin e Shpërndarjes DVB-T2.

Image

Ashtu si mediat kanë raportuar,  njëri prej  anëtarëve të vlerësimit të ofertave të kësaj procedure ka kundërshtuar mënyrën e vlerësimit duke ngritur shqetësime se, nga tri ofertat e paraqitura,  konkurrenca reale u reduktua në një ofertë të vlefshme.

Image

Është edhe më shqetësues fakti që edhe në prezencën e mungesës së konkurrencës, sipas deponimeve, të të njëjtit burim, bashkimi i operatorëve i shpallur fitues nuk plotësonte kriteret teknike, rrjedhimisht në vend të shpallej fitues duhej të ishte skualifikuar dhe tenderi të anulohej.

Image

Kontraktor i disa kontratave me Drejtorinë e Përgjithshme të RTSH, njëri nga pronarët pjesë e bashkimit të operatorëve shpallur fitues është lakuar shpesh si një ‘klient’ i përhershëm i tenderave të majmë, njëkohësisht jo i panjohur për telashe me ligjin, me masa arresti etj.

Në vitin e largët 2013 Partia Demokratike ka akuzuar ministren e Mbrojtjes të kohës për aferën e fikjes së radarëve, dhe kompania që disponohet nga i njëjti person në cilësinë e kontraktorit, ka qenë pjesë e polemikave me kontratën përkatëse.

Paratë e RTSH-së janë më së shumti para publike, ndaj Partia Demokratike kërkon të merren parasysh shqetësimet e ngritura nga qytetarët, të kryhet hetim për mënyrën si menaxhohen paratë publikë pranë këtij institucioni, të ketë transparencë dhe penalitete ligjore në rast  shkeljesh.