Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar daljen publike ditën e djeshme të Belinda Ballukut pas shkarkimit nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres, teksa i kaloi stafetën Enea Karakaçit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në konferencën me Departamentin e Arsimit dhe Shkencës me rastin e 7 Marsit, teksa foli për arsimin, kryedemokrati kërkoi që të bëhen të gjithë bashkë në protesta për të larguar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Ai u ndal edhe te Balluku, teksa tha se doli ditën e djeshme serbes serbes duke bërë “heroinën” para ish stafit të saj, ndërsa shtoi me ironi se “midis hajdutëve ai që vjedh më shumë është hero”.
“Del ajo, është bërë figurë e zezë në të gjithë botën. Nuk ka ngelur mendia e madhe pa e lakuar Belinda Ballukun, të gjitha mediat e botës nuk ka ngelur kancelari në botë që nuk ka emrin e saj e dilte dje serbes serbes e bënte ndarjen si heroinë e tyre.
Natyrisht, midis hajdutëve ai që vjedh më shumë është hero dhe ata e duatrokisnin.”, u shpreh Berisha.







