Ballina Kulturë Valleve myzeqare “i hapet rruga” për në UNESCO

Valleve myzeqare “i hapet rruga” për në UNESCO

85
0

Vallja e ngjalës dhe “Vallja dyshe Myzeqare” janë shpallur vlerë kombëtare e trashëgimisë kulturore jo materiale.

Pas aplikimit të bërë nga Bashkia e Lushnjës, këto dy valle arritën të marrin këtë status, që i hap rrugën aplikimit për në UNESCO.

Dhënia e këtij statusi është bërë nga një grup pune në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, duke i bërë këto valle të përjetësuara në historinë e kulturës tradicionale shqiptare. Nga dëshmitë e deritanishme, vallja e ngjalës dhe Vallja dyshe Myzeqare janë krijime që lindën brenda një komuniteti dhe janë luajtur tradicionalisht nëpër festa të ndryshme.

Dy vallet, ajo e ngjalës dhe Vallja dyshe Myzeqare, datojnë që nga periudha arbëreshe dhe ilire dhe për këtë qëllim mbeten një pasuri e vyer kombëtare. Ato kanë rrënjë të qarta historike dhe janë transmetuar nga brezi në brez.