Ballina Sport Broja si “armë” për ndeshjen me Poloninë, trajneri i Burnley zbulon rikthimin...

Broja si “armë” për ndeshjen me Poloninë, trajneri i Burnley zbulon rikthimin e sulmuesit kuqezi

63
0

Pas një periudhe jashtë fushe për shkak dëmtimi, Armando Broja u rikthye në stërvitje me skuadrën e Burnley.

Trajneri i Burnley, Scott Parker foli së fundmi për Brojën. Parker la të kuptohet se sulmuesi kuqezi do jetë gati pas një jave kundër Fulham.

“Armando është kthyer përsëri në stërvitje, por vetëm stërvitje e lehtë. Ai është në rrugën e duhur, do ta shohim se ku do të jemi me gjendjen e tij përsëri në fundjavë”, tha trajneri Parker. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, në prag të ndeshjes së 26 marsit ndaj Polonisë, takim ky i vlefshëm për Play Off të Botërorit.