Ballina Kuriozitete Dy rrëqebuj të rinj ballkanikë pikasen në kamera në Malin e Sharrit...

Dy rrëqebuj të rinj ballkanikë pikasen në kamera në Malin e Sharrit në Maqedoninë e Veriut

55
0

Parku Kombëtar i Maleve të Sharrit në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy ekzemplarë të rinj të rrëqebullit të Ballkanit janë kapur nga kamerat-kurth.

“Dy kafshë të rinj rrëqebulli të Ballkanit u regjistruan së fundmi në kamerat tona kurth në Park. Kjo e çon numrin e të identifikuarve të rrëqebullit në pesë”, shkruhej në faqen e Facebook-ut të parkut kombëtar, së bashku me një video të rrëqebullve të zbuluar rishtazi.

Theksohet se të dy kafshët janë në gjendje të mirë, gjë që konsiderohet si një tregues i stabilizimit dhe rimëkëmbjes së popullatës së kësaj specie të rrallë në Malet e Sharrit.

Një kamera-kurth ose fotokurth është vendosur për të fotografuar ose regjistruar kafshët e egra dhe aktivizohet automatikisht nga sensorë lëvizjeje ose nxehtësie.

Këto pajisje funksionojnë vazhdimisht, duke lejuar monitorimin jo-invaziv të sjelljes së kafshëve. Përdorimet e zakonshme përfshijnë kërkimin, ruajtjen e natyrës dhe rregullimin e gjuetisë.