Ballina Sport CAF përgjigjet ndaj Senegalit

CAF përgjigjet ndaj Senegalit

51
0

Vendimi i CAF për t’i hequr Senegalit trofeun e Kupës së Afrikës dhe t’ia japë Marokut, 2 muaj pasi e kishte fituar atë në fushën e blertë, ka shkaktuar polemika të mëdha. Patrice Motsepe, president i CAF, iu përgjigj akuzave të qeverisë senegaleze për korrupsion përmes një videoje rreth 6 minutashe, duke theksuar masat e marra për të garantuar integritetin, respektin, etikën dhe besueshmërinë e rezultateve:

“Çështja më e rëndë ishte njollosja e punës së mirë që CAF ka bërë gjatë viteve të fundit”.

Motsepe shtoi se ngjarjet e finales tregojnë se ka ende shumë për të bërë, për të adresuar dyshimet dhe mungesën e besimit:

“Asnjë vend afrikan nuk do të trajtohet më i privilegjuar, më përfitues ose më i favorizuar se një tjetër vend i kontinentit”.

Ndërkohë, “L’Équipe” publikoi mesazhet e Samuel Eto’o, president i Federatës së Kamerunit, drejtuar presidentëve të tjerë të federative afrikane:

“Si mund ta rivendosim besimin e tifozëve afrikanë te CAF? Si mund të riafirmojmë legjitimitetin tone, pa dobësuar institucionin tonë?”

Pra, duket se ka njëlloj “rebelimi” ndaj CAF tashmë, me Eto’o “flamurtarin” që kërkon të ripërtërijë besueshmërinë e organizatës.