Ballina Sport Kompany për ndeshjen me Realin: Nuk kam dëshirë ta them se kush...

Kompany për ndeshjen me Realin: Nuk kam dëshirë ta them se kush është favoriti

96
0

Trajneri i Bayern Munihut, Vinsent Kompany foli pasi eliminuan Atalantën me shifrat e thella dhe për duelin e radhës në Champions, kësaj here kundër Real Madridit.kompani

“Nuk e di sinqerisht, as nuk kam dëshirë ta them në një konferencë për shtyp kush është favorit apo jo.

Këtë mund ta vendosni ju.

E rëndësishme është që të dyja ekipet kanë shumë kualitet, nëse sot shikoni se si lojtarët tanë sulmojnë, e njëjtja gjë vlen edhe për Real Madridin. Kjo është dicka e mirë për futbollin.

Shpresojmë të kemi një ndeshje pozitive për tifozët, në fund dua të fitoj sigurisht, është normale, është objektivi ynë, dhe nëse ndodh kundër Real Madridit është historike.

Është një nga klubet më të mira në Champions dhe kështu është një sfidë shumë e bukur”, përfundoi ai.