Ballina Sport Carrick dhe Fernandes me kritika ndaj gjyqtarit

Carrick dhe Fernandes me kritika ndaj gjyqtarit

76
0

Manchester United u ndal me barazim 2-2 mbrëmë ndaj Bournemuthit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Premierligës.

Pas këtij barazimi, trajneri i ”Djajve të kuq”, Michael Carrick dhe kapiteni Bruno Fernandes, shpërthyen me kritika për gjyqtarin Stuart Attwell.

Ata prenteduan për një penallti të paakorduar ndaj Amad Diallo.

“Arbitri ka dhënë një penallti për ne për një kapje me dy krahë, ndërsa në rastin e dytë për Amadin nuk e bën.

Është pothuajse identike.

Për mua, janë dy penallti dhe është një moment i madh.

E çuditshme.”, deklaroi Carrik.

Të njëjtin mendim e ndan edhe kapiteni Bruno Fernandes.

“E di që është e vështirë për një gjyqtar t’i japë dy penallti të njëjtës skuadër në të njëjtën ndeshje, por nuk e kuptoj pse një faull është penallti dhe tjetri jo. Faulli ndaj Amad është një penallti”, u shpreh mesfushori portugez.