Nga Basir Çollaku
Duket se rrokullisja e Ramës është e pandalshme. Në qeveri edhe në parti.
Në tubimin partiak të radhës, këtë herë në Durrës, Edi Rama shpupurisi koordinatorët politikë. E pandehura dhe ministrat e saj u qarkuan titullarë. Të padëshiruarit e saj u deleguan nëpër fshatra si dikur në punë prodhuese.
Kryeson ‘grupin armiqësor’ Spiropali, Sako dhe Beci dy nga yjet e SPAK, u parkuan të gatshëm për të qenë ish. Balla si dosje e rëndë penale, qëndron ende. Ndërsa Ulësiun kandidat dosje edhe si firmëtar besnik, të çoraposjes së Kushtetutës dhe qokëbërës i të pandehurës, e mandatoi sërish dibran.
Klosin e ktheu në folenë e shkujdesur të Durrësit, ku ka kujtime e ndoshta jo pak përgjime.
Rama nuk po bën më shumë, se përpjekje për të prodhuar paqe të brendshme me ‘pronarët’ e sekreteve. Ka harruar Xhaçkën ngaqë dosja e pronave të bazave detare po nxiton me hetimet e sekuestrimet.
Xhafa është gjithnjë më afër Gramozit, ky i fundit familjar bashkëshortit të ‘deles së zezë’ Spiropalit. Malaj e Bushati kanë rritur praninë publike duke kërkuar një zëvendësues të shpejtë për Ramën.
Ndonëse dy dekoret e së shkuarës së Zonës së Parë Operative, mbajtësit e Tapisë së PS, janë shpërblyer me biznese e emërime në oborret familjare, ata gjithnjë kanë sloganin partia mbi të gjitha, jo rilindja mbi të gjitha.
Mbi 300 amendamente në Brukseli ku 95 përqind janë për Ramën me kryefjalë mbrojtjen e paligjshme të Belinda Ballukut nga Prokuroria, reshjet e shtuara ndërkombëtare nga Brukseli, Berlini dhe Uashingtoni, do të bëjnë të padobishme çdo çadër.
Bizneset miliarda euroshe me pasuri publike, nga Izraeli, vendet arabe, fqinjët jugorë, vëllazëria serbe kundër integrimit, dashuri të reja ruse dhe kineze, nuk janë shanse mbijetese për Edi Ramën. Është droga e fundit.
Klodian Braho drejtues i ri i zgjedhur i SPAK, ka vetëm një mundësi të mos e rrëzojë institucionin, në duart e keqbërësve.
Edi Ramën me një numër dy shifror dosjesh korruptive ku përmendet, ta marrë në hetim. Ta firmosë e ta shpallë së shpejti. Se për disa dosje, po i digjen edhe afatet. Kjo është firma që mban hapur Strukturën e Posaçme. E kthen në detyrë fuqiplotë.
Çdo shteg amnistie, e kthen godinën si truall. Pastaj le të kërkojnë leje ndërtimi për pallat të ndërtesës së xhamtë. Njëlloj si vjedhja te shtëpia e fëmijës. Mbajnë tre kate për zyra, e katet e tjera i shet vetë Rama. Fundja edhe zgjerohen. Por trishtushëm asgjësohen…
Të pandehurit janë në luftë.
Belinda Balluku e bashkëpandehura me Edi Ramën ka kontrolli mbi qeverinë dhe partinë.
Të gjithë kundër SPAK dhe aleatëve të saj.







