Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në nje studio televizive, ka komentuar ashpër qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Abilekaj u shpreh se Rama nuk e ka mbështetur asnjëherë drejtësinë e pavarur, por e ka konsideruar atë si një instrument presioni ndaj kundërshtarëve politikë.
Sipas tij, një drejtësi funksionale në një demokraci duhet të jetë njëkohësisht e paanshme dhe profesionale, ndërsa deklaratat e fundit të kryeministrit lënë të kuptohet se ai vetë e vë në dyshim këtë paanshmëri.
Gazetari ngriti pyetjen se kujt i shërben aktualisht drejtësia, nëse sipas Ramës ajo nuk është e paanshme. Ai ironizoi duke përmendur mundësinë që drejtësia të kontrollohet nga opozita, përfshirë figura si Sali Berisha apo Ilir Meta, duke e cilësuar këtë si një pretendim që kërkon shpjegim publik nga kryeministri.
Sipas Abilekajt, që nga nëntori i kaluar, kur drejtësia ka treguar shenja pavarësie më të madhe, Rama ka nisur një ‘luftë frontale’ ndaj saj. Ai e interpreton këtë si përpjekje për intimidim dhe për rikthimin e kontrollit mbi institucionet e drejtësisë.
Abilekaj kritikoi edhe përdorimin e termave historikë nga ana e kryeministrit, si ‘mërgata e qyqeve’, duke e cilësuar këtë si një referencë të pasaktë dhe të lidhur me propagandën e periudhës komuniste.
‘Unë mendoj që ai s’e ka dashur në asnjëherë dhe kjo është e qartë, që ai s’e do drejtësinë e pavarur. Ai e ka dashur drejtësinë si kamxhik ndaj çdo personi i cili nuk i pëlqen.
Nuk është drejtësi funksionale, duhet të jetë profesioniste. Në demokraci funksionale thotë drejtësia duhet të jetë edhe e paanshme, edhe profesionale. Pra sipas Ramës, sot drejtësia nuk është e paanshme.
Për krah kujt anë është drejtësia sot që nuk është e paanshme?
I shërben opozitës për të sulmuar mazhorancën?
Në qoftë se Rama e mendon kështu që i shërben opozitës për të sulmuar mazhorancën, duhet ta thotë urgjent që ta kuptojmë se si Berisha përsëri në opozitë po kontrollon drejtësinë. Apo faktorë të tjerë opozitarë.
Sigurisht, apo Meta që ka po kontrollon drejtësinë duke u duke u vetëburgosur. Nuk e di, por duhet ta thotë këtë mendim. Ç’do të thotë e paanshme?
Pse nuk është e paanshme sipas Ramës? Pra qenka e pavarur por nuk qenka e paanshme. Dhe nuk qenka profesionale. Dakord.
Ne kemi diskutuar shumë për profesionalizmin e e drejtësisë së re, ka pasur analiza dhe dje ishte një analizë shumë e mirë për profesionalizmin e drejtësisë së re, e cila i i faturoi kryesisht mënyrës se si u bë vetingu dhe si u shkarkuan prokurorët dhe gjyqtarët nga procesi.
Shpresoj në mënyrë të padrejtë dhe të paqartë, por kjo është një çështje të cilën kur ne e diskutonim, njeriu i vetëm që e kundërshtonte ishte Edi Rama.
Domethënë Edi Rama ë në çdo rast kur është keq, u referohet atyre që kanë thënë tenxheret dhe opozita. E kupton? Dhe pastaj shan tenxheret. Kjo mënyrë reagimi është si, është e paqartë.
Nuk e di pse, se pse në çdo gjë që kemi thënë, për, që nga integrimi deri te drejtësia e të tjera e të tjera, sot Edi Rama është njeriu që po i përsërit.
Dhe pastaj u kthehet tenxhereve, u kthehet njerëzve që dalin në ekran, i fyen, e kupton, sillet sikur është një palë e persekutuar, ndërkohë që është kryeministri që duhet të jetë njeriu që i bashkon, që i fton për t’u bashkuar të paktën të gjithë faktorët politikë dhe mediatikë të vendit.
Përtej kësaj, kthehemi te drejtësia. Është një tjetër arsye për të kuptuar që Rama kushdo që nuk i, nuk sillet siç do ai, jo nuk i bindet, se nuk e kemi se drejtësia është bindur atij për gjashtë vjet.
Por këtë vit kur, në nëntor, kur doli pak nga, nga urdhrat e tij, kur doli pak nga hija e tij, ai ka filluar një luftë frontale që nga nëntori.
Dhe sot ai po tregon se si çdokush që nuk i bindet urdhrave të tij, bëhet armiku i tij dhe bëhet objekt i sulmeve të tij. Ai krijon përçarje me çdo institucion dhe me çdo njeri.
Sulmi i tij ndaj drejtësisë është një sulm për intimidim dhe për kontroll. Sulm për t’i treguar drejtësisë se do ju luftoj përderisa më sulmoni mua.
Dhe ndërkohë që ai armatoset me ligje, me ndryshim ligjesh që i ka bërë gati, ëh dhe që ndoshta nesër mund ta çojë dhe në referendum, se nuk po e hap kot referendumin si precedent, do mbrohet nga drejtësia me ligje të cilat i miraton parlamenti ose me referendum.
Nesër pasi të mbrohet mirë dhe pasi mos ketë asnjë mundësi drejtësia të shkojë deri tek ai, ai do të fillojë sulmin, luftën për ta marrë pastaj, për ta për ta pasur më të bindur se ç’ka qenë dikur.
Kështu që besoj që ne kemi kursin e sapofilluar të Edi Ramës me votimin në parlament për imunitetin e Ballukut dhe deri sot, për, kundër drejtësisë. Kemi një kurs që është duke qenë kundër drejtësisë, është dhe kundër integrimit në Bashkimin Evropian.
Dhe atë që bllokimin e Gjermanisë nuk e ka bërë mërgata e qyqeve, se ai nuk e di as çfarë është mërgata e qyqeve, se s’ka fare idenë çfarë është mërgata e qyqeve.
Se nuk kemi asnjë mërgatë atje, as mërgatë qyqesh. Pavarësisht thjesht i referohet një termi të përdorur në favor të komunizmit.
Vetëm se mërgata e qyqeve është një roman i Nasho Jorgaqit për zogistët, ballistët, të cilët ishin jashtë Shqipërisë dhe punonin për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.
Pra i referohet një termi të komunizmit, po s’ka rëndësi kjo sepse ai të gjitha çfarë ka bërë Enver Hoxha po i zbaton’, tha Enton Abilekaj ndër të tjera.







